13 vjeçarja që përshkon me art betejën me sëmundjen e rrallë

E goditur nga një sëmundje e rrallë në moshë shumë të re, Yllka Letit iu desh të përballojë vështirësi të shumta.

13 vjeçarja nga Prishtina , vuan nga sëmundja e Fibrozës Cistike f508 ( sëmundje gjenetike që prek organet e mbrendshme : pankreasin , mëlçinë dhe mushkritë.)

Rreth 112 fëmijë në Kosovë janë regjistruar me këtë sëmundje , të rrallë dhe të kushtueshme.

Yllkës i duhet të fillojë ditën dy orë më herët se moshatarët e saj, për të kryer terapinë e paanashkalueshme ( inhalator , fizioterapi etj.)

Vetëm një pako me “Kreon” që është medikament i domosdoshëm për Yllkën , kushton rreth 30 euro dhe zgjatë vetëm një javë.

Problemet me sëmundjen megjithatë nuk e kanë ndaluar Yllkën në rrugën që e do më së shumti, artin.

Ka disa muaj që ajo ka filluar të merret me pikturë konkretisht “ Art me pika” .

 Ideja për shitjen e pikturave ka filluar nga mësuesja e artit me pika Valbona , e cila e ka kuptuar situatën e Yllkës dhe ka menduar ta shfryëzojë talentin e saj.

 Edhe pse Yllka ka një rutinë të stërngarkuar me terapi e mësime ajo nuk e lë asnjëherë anash artin .

 “Jo gjithsesi nuk do ta lë anash artin edhe pse kam një rutinë të ngarkuar ,mua më vjen në ndihmë familja e veçanërisht motrat”, shpjegon Yllka.

 Yllka i punon piktura. e saj me shumë përkushtim  Për KALLXORini, ajo ka ka treguar për kohën që i kushton pasionit të saj.

 “Mua për të punuar një pikturë më merr kohë zakonisht 3 deri 4 orë , por prap varet nga modeli i pikturës nëse është më e komplikuar apo më e madhe puna zgjatë 1 javë ose 2.”, thotë ajo.

 Yllka deri tani ka punuar piktura nga më të veçantat e me ide nga më të ndryshmet . 

Nga gjithë puna e saj Yllka më të veçantë e ka pikturën qe ia ka kushtuar nënës së saj.

 Së fundi Yllka ka marë pjesë në një dokumetar të metrazhit të shkurtër “ 65 roses“,i  cili bëhet fjalë për një vajzë të diagnostifikuar me firbrozë cistike.

Ky dokumentar ka zënë vendin e parë në festivalin “ Florene Film Awards”

 Piktorja e vogël nuk do të ndalet e në të ardhmen shpreson që të mbajë një ekspozitë , ku do shfaq punën që e bën me aq pasion .

Yllka ka një porosi për moshatarët e saj.

“ Vazhdoni të vizatoni t’i shprehni ndjenjat tuaja në sipërfaqen e bardhë , gjithmonë ndiqni ëndrrat tuaja”, përfundon ajo.

Autorja Donarta Uka është nxënëse e  klasës XI-5 nga gjimnazi “Eqrem Çabej”, në Prishtinë. Artikulli është prodhuar në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fushën e gazetarisë hulumtuese”, të përkrahur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit