KALLXO 360: Protesta e Punëtorëve të Postës Kundër MPMS

KALLXO.com sjell protestën e punëtorëve të Postës së Kosovës para Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kundër vendimit të kësaj ministrie  që ndihmat sociale të shpërndahen nëpërmjet  bankave private me anë të kamerës së teknologjisë më të lartë 360 shkallë.

Punëtoret e Postës kanë kërkuar të mërkurën sqarim për anulimin e një marrëveshje mes Postës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për shpërndarjen e ndihmave sociale përmes Postës në Maj të vitit 2015.

Nënshkrimi i një draft marrëveshjeje qe anuluar një orë para se do të bëhej nënshkrimi i saj dhe sipas zyrtarëve të Postës, me këtë anulim po anashkalohet puna kualitative e postës kundrejt bankave private.