KALLXO 360: Kthimi i Familjeve Rome e Egjiptiane në Pejë

11 familje rome e egjiptiane janë kthyer për të jetuar në vendin ku kishin jetuar deri 17 vjet më parë kur ishin larguar drejt Malit të Zi.

Këtyre familjeve u janë ndërtuar shtëpi të reja në Brestovik të Pejës.

Projekti është financuar nga  Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Komunën e Pejës, Ministrinë për Komunitete dhe Kthim  dhe organizatën IOM.

Përfaqësues të këtyre familjeve kanë shprehur gëzimin e tyre që janë kthyer për të jetuar në pronat e tyre, por kanë theksuar vështirësitë ekonomike me të cilat presin të përballen.

KALLXO.com ka xhiruar pamje të ambienteve të shtëpive të reja të ndërtuara për këto familje me kamerën e teknologjisë më të lartë 360 shkallë