Kalabri, parkingjet shndërrohen në lokale afariste

Problemit të kamotshëm të mungesës së parkingjeve publike në Prishtinë, po iu shtohen edhe ato private.

Kjo ngase shumica e tyre po shndërrohen për lokale afariste.

Një banor i lagjes ‘Kalabria’ është ankuar në KALLXO.com së në afërsi të objektit banesor e cila njihet si banesat e ‘Fitores’ në rrugën ‘Ali Vitija’, vendparkingjet janë shndërruar në lokale afariset, e që si rrjedhojë ai thotë së nuk kanë ku t’i parkojnë makinat.

Ndërkaq, lidhur më këtë çështje, KALLXO.com ka kontaktuar më Drejtorinë e Urbanizimit në Prishtinë, të cilët insistojnë së pronari nuk posedon leje që të shfrytëzoj këtë hapësirë për lokale afarist.

“Nga drejtoria e Urbanizmit nuk është dhëne leja, dhe as që mundet të jepet, që parkingjet (garazhet) të shndërrohet në lokal afarist, për objektin në fjalë, në lagjen Kalabria’ në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen elektronike të tyre.

Mirëpo në anën tjetër, pronari i cili i ka lëshuar më qira këto hapësira, Petrit Shala në një bisedë për KALLXO.com është shprehur i bindur së posedon leje të veçantë.

“Nuk është ai parking, është me leje të veçantë”, tha ai.

“Mos më thirr mu për lokal temin, nëse do më marr informacion shko në komunë së leja është atje e jo të unë”, shton Shala, pavarësisht së drejtoria e Urbanizimit insiston se nuk ka leje.

KALLXO.com ka siguruara disa fotografi nga ky objekt banesor në të cilen janë të vendosur mbishkrime “Lokali me qera”.