Kadri Veseli viziton policët e plagosur: Ata janë trima të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar policët e plagosur gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai ka thënë se ky aksion ishte një mesazh për ata që janë në krim të organizuar.

“Sundimi i ligjit do të jetë në tërë territorin e Kosovës. Ky ishte një mesazh për ata që janë të involvuar në krim të organizuar, pavarësisht a kanë një petk zyrtar dhe pa dallim etnie”, deklaroi kryeparlamentari.

Ai po ashtu tha se policët e plagosur dhe të lënduar gjatë aksionit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Policët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ata janë trima të Kosovës, unë i falënderoj për përkushtimin dhe punës së jashtëzakonshme”, deklaroi Vesli para mediave.

Ndryshe, KALLXO.com ka raportuar gjatë gjithë kohës për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

https://kallxo.com/video-autoblinda-rrezon-kamionin-ne-zubin-potok/