Foto: Arkiv

Kadri Veseli viziton ambasadoren turke në QKUK

Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan, i cili ka ndodhur rreth orës 17:00.

Në këtë aksident ishte e përfshirë edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç, e cila aktualisht po merr trajtim mjekësor në QKUK. Të e vizitoi kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

“Me shumë keqardhje mora lajmin për vdekjen e tre personave në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan. Ngushëllime familjarëve dhe miqve të atyre qe humben jetën, ndërkaq të lënduarve, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç, të cilët edhe i vizitova në Qendrën Emergjente, shërim sa më të shpejtë.”, ka shkruar Veseli në Facebook, pas vizitës që i ka bërë asaj.