Isa Mustafa, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Kadri Veseli, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës

Kadri Veseli i Uron Shërim të Shpejtë Isa Mustafës

Ish-partneri i koalicionit i Isa Mustafës gjatë kohës sa ky i fundit ishte në pozitën e Kryeministrit i ka uruar shërim të shpejtë.

Kryetari i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një komunikate për media i ka ofruar ndihmë institucionale ish-kryeministrit Mustafa, pas lajmeve të fundit se ai nuk është mirë me shëndet.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-Kryeministrit Isa Mustafa.  Kryeparlamentari Veseli uron shërim sa më të shpejtë për z. Mustafa dhe kthim sa më parë në familje dhe punë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.

Mbështetje institucionale ish-kryeministrit Mustafa i ka ofruar edhe Qeveria e Kosovës.

http://kallxo.com/qeveria-ofron-gjithe-ndihmen-per-sherimin-e-isa-mustafes/

Shërim të shpejtë i ka uruar edhe zëvendëskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli.

http://kallxo.com/pacolli-uron-sherimin-e-mustafes/

Ndërsa sot gjatë ditës, doktori Visar Berisha që i ka qëndruar afër Mustafës ka treguar për gjendjen e tij, duke thënë se Mustafa gëzon shëndet të plotë.