Kadri Veseli uron për Kurban Bajram

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook Veseli uron duke u shprehur se kombi ynë do të ecë përpara për shkak se është popull solidar që kultivon paqen e dashurinë.

Këtij urimi, Veseli i’a ka bashkangjitur një fotografi me myftiun e Kosovës, Naim Tërnava.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës, urime festa e Kurban Bajramit. Mesazhet e kësaj dite na shërbejnë për t’i bërë edhe më të qëndrueshme vlerat tona të solidaritetit, tolerancës e humanizmit. Kombi ynë do të ecë përpara dhe do të ketë perspektivë e mirëqenie më të madhe, edhe për faktin se është popull solidar, që kultivon paqen, dashurinë dhe respektin”, ka shkruar Veseli në Facebook.