Kadri Veseli e Rrustem Mustafa - Foto: Facebook

Kadri Veseli takohet me Remin, i kthyer nga Haga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në zyrën e tij ish-komandantin e UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën e luftës “Remi”, pas kthimit nga Haga, ku ishte ftuar për t’u intervistuar.

Veseli është shprehur se qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale është edhe një provë më shumë për luftën e drejtë çlirimtare.

“Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare. Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë”, ka shkruar kryeparlamentari në profilin e tij në “Facebook”.

Rrustem Mustafa është intervistuar për dy ditë nga Prokuroria e Specializuar.

Sipas Remit, ai ishte intervistuar në cilësinë e të dëshmitarit të dyshuar.

https://kallxo.com/komandant-remi-tregon-ne-cfare-cilesie-u-intervistua-ne-hage/

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit në fillim të dhjetorit kishte marrë ftesë për t’u intervistuar në Hagë.

https://kallxo.com/komandant-remi-thirret-per-interviste-ne-hage/

Përveç Remit edhe disa luftëtarër të tjerë të UÇK-së janë ftuar për t’u intervistuar në Hagë.