Kadri Veseli nënshkruan ligjet për Ushtrinë

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka nënshkruar sot ligjet të cilat mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri.

Kryeparlamentari është shprehur i emocionuar pasi që sipas tij, ky ishte një prej nënshkrimeve më të mira dhe më të vlefshme sipas tij.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social në “Facebook”.

Të premten, në Kuvendin e Kosovës janë votuar tre projektligje që mundëson transformimin e FSK-së në kapacitete ushtarake.

Lindja e Ushtrisë së Kosovës

.