Kadri Veseli ndihet krenar me procesin zgjedhor ku u avancuan të akuzuar për korrupsion

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) këtë të diel po mban Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjidhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.

Me këtë rast, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se partia e tij, ka qenë dhe do të jetë e para për të mirën e Kosovës.

“PDK do të jetë më e fuqishme për të qenë e para për qytetarët e Kosovës. Sot është një ditë krenarie për PDK-në, ditë shprese. Zgjedhjet e brendshme në PDK kanë qenë shembullore, transparente. Janë leksion demorkatik për të gjithë spektrin politik në Kosovë.  Sot PDK është bërë më e madhe, më ë fuqishme dhe më e konsoliduar. Nga sot PDK bën diferencën e madhe me të gjithë të tjerët”, tha Veseli.

Megjithëkëtë, zgjedhjet e brendshme të PDK-së nuk kanë kaluar pa incidente, ku në degën e kësaj partie në Pejë, kishte edhe përleshje. Në rang vendi në degë e PDK janë zgjedhur disa figura të akuzuar e dënuar për vepra penale të korrupsionit e krime ordinere.

 

16 Qershor 2019 - 11:21

Emirjeta Vllahiu 16/06/2019 - 11:21
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend