Kadri Veseli kërkon zbardhjen e aksidentit në Gjilan

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur i tronditur nga aksidenti i rëndë në Gjilan, në të cilin një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan.

Veseli ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të angazhohen në zbardhjen e rastit.

“Ngushëllime familjes së viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Kërkoj nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rastit dhe të punojnë më shumë në parandalimin e aksidenteve”, ka shkruar kryeparlamentari në rrjetin social ‘Facebook’.

KALLXO.com ka raportuar live nga vendi i ngjarjes.

https://kallxo.com/foto-aksidenti-me-shume-te-lenduar-ne-gjilan/