Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi

Kadaj-Bujupi thotë se Kosova po Importon Thëngjill

Në interpelancën e Kryeministrit Isa Mustafa për shfrytëzimin e thëngjillit në Minierën e Sibovcit , ftuesja e kësaj interpelance Donika Kadaj-Bujupi tha se Kosova po importon thëngjill.

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se miniera e Sibovcit po rrezikohet të mbyllet në qershor për shkak të mosveprimit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas Kadaj-Bujupit në hapësirën e minierës së Sibovcit edhe pse ishte i ndaluar ndërtimi, janë ndërtuar mbi 200 shtëpi për të kërkuar kompensime nga zhvendosja.

Kadaj-Bujupi propozoi një mocion për votim, pas diskutimeve.

Në mocion i kërkohet qeverisë të lirojë zonën e veçantë, të themelohet korporata publike e thëngjillit, të hetohen dhe të ndërmerren masa ligjore që prej atyre që kanë penguar zgjerimin e minierës e deri te ata që kanë ndryshuar kahjen e minierës.

Ftesën për interpelancë të Isa Mustafës e kanë nënshkruar edhe 15 deputetë të tjerë.

Gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar për jetën e vështirë të banorëve në vendet ku gërmohet qymyri.

Jeta Nën Tymtarë