Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi

Kadaj-Bujupi: Ikja e qytetarëve nuk është gjë e jashtëzakonshme

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi tha se seanca e sotme e jashtëzakonshme e Kuvendit për ikjen e të rinjve nga vendi është e panevojshme.

“Ikja e të rinjve s’është e jashtëzakonshme e as kritikimi i opozitës për qeverinë. Ikja e qytetarëve po ndodh me dekada të tëra dhe s’është ndonjë gjë e jashtëzakonshme”, tha ajo.

Tutje Kadaj-Bujupi tha se seancat e rregullta të Kuvendit nuk po mbahen për shkak të numrit të madh të seancave të jashtëzakonshme.

“Kryesia e Kuvendit jashtë procedurave ka vendosur që sot të mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme pikërisht para seancës së rregullt për të cilën jemi përgatit dhe kryesisht kemi një numër të madh të bordeve të cilat kanë mbet peng tani një kohë të gjatë, 6 seanca të pa përfunduara dhe këto procedura po zvarriten për shkak të seancave të jashtëzakonshme”, tha deputetja në seancën e jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve nga vendi.