Debat Pernime, Kaçanik. Foto: Kallxo.com

Kaçaniku në Balotazh

Komuna e Kaçanikut sipas rezultateve të para të publikuara nga Demokracia në Veprim do shkojë në balotazh në zgjedhjet e ardhshme.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara ku Besim Ilazi kishte fituar, këtë radhë ai do sfidohet në balotazh nga Bastri Kodra i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas rezultateve të publikuara nga DnV-ja, PDK-ja  ka fituar 39. 64 % të votave, ndërsa  VV-ja 21.48%.