Foto: Ilustrim

Kaçanik – Zjarri përfshinë stallën e bagëtisë

Një zjarrvënie ka ndodhur mbrëmë në fshatin Begracë të Kaçanikut.

Sipas Policisë së Kosovës, një qytetar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla me ushqim bagëtisë.

Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë të mëdha nuk raportohet për lëndime në njerëz.

“Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.