Pamje nga Kaçaniku | Foto: KALLXO.com

Kaçanik: Të miturit përleshen me thika

Në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik është arrestuar një i mitur pasi kishte sulmuar me thikë një tjetër të mitur. Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 11:55.

Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull i moshës së mitur, pas një mosmarrëveshje, me një mjet të mprehtë (thikë) e ka therur viktimën mashkull të moshës së mitur.

Sipas policisë, viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.