Vrasja e Ivanoviqit dhe Situata në Veri

Në emisionin “Jeta në Kosovë” të enjten u debatua lidhur me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq të martën në veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë vrasje dhe sigurinë në veri të Kosovës flasin Lutfi Haziri, politikan dhe Murat Mehmeti, ish-hetues në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Përballë Jeta Xharrës, Haziri dhe Mehmeti flasin lidhur me dyshimet e tyre për motivet e vrasjes së Ivanoviqit si dhe strukturat kriminale në veri.

Në këtë emision transmetohen edhe deklaratat e politikanëve serbë në Kosovë lidhur me Ivanoviqin.

Gjithashtu mund t’i ndiqni edhe video nga arkivi i emisionit ‘Jeta në Kosovë’ me deklarata të Oliver Ivanoviqit dhe Lutfi Hazirit, 12 vite më parë.