Sonte në 'Jeta në Kosovë': Viti i Marjan Demës në UP

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë”, në ora 20:10, në RTK, do të ndiqni intervistën me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema dhe prorektorët Naser Sahiti dhe Faton Berisha.

Si e vlerëson rektori njëvjetorin e punës së tij në krye të UP-së?

Si e arsyeton rektori avancimin e asistentëve të Fakultetit të Mjekësisë gjatë kohës sa ai udhëheq UP-në?

Pse sipas tij kallxuesja Rozafë Koliqi është personi më i fortë në Kosovë?

Çka thonë prorektorët e tij për avancimet në Fakultetin e Mjekësisë?

Pse Rektorati nuk ka marrë asnjë vendim ndaj profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Milaim Sejdini?

Cili profesor dyshohet se është avancuar me punim shkencor të asistentes së tij?

A ka punim shkencor në revistë indiane rektori Marjan Dema?

Me sa punime shkencore është avancuar rektori Dema?

Cili dekan i UP-së mban disa vende pune?

Çka thotë rektori për shokun e tij Abdullah Zejnullahu?