Trust: Ramje apo humbje?

Siguria e parave të deponuara në Fondin e Kursimeve Pensionale ishte temë e debatit në emisionin e sotëm të ‘Jeta në Kosovë’.

Zyrtarë të Trustit Pensional dhe njohës të çështjeve ekonomike flasin lidhur me rënien apo humbjet në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Përveç këtij debati, në këtë emision u transmetua edhe hulumtimi mbi zgjedhjet për drejtor të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Si ndodhi që për këtë pozitë po konsiderohet një person i pakualifikuar?

Emisionin ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni çdo të enjte në orën 20:15 në RTK.

 

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Këto raste kanë ndodhur në pesë komuna të Kosovës, nga një në Lipjan, Klinë, Prizren dhe Rahovec dhe dy të tjera në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, të arrestuar në këto ngjarje mbetën gjashtë burra, ndërsa vetëm njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.

PK-ja ka thënë se më 28.03.2024 në 07:00h në Fushë Kosovë është arrestuar një i dyshuar për shkak se kishte sulmuar dy viktimat një grua dhe një burrë.

Sipas raportit policor, viktimave u është ofruar trajtim mjekësor dhe urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari që sipas familjarëve vuan nga probleme mendore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër i dhunës në familje është raportuar në Lipjan më 28.03.2024 në 10:00h, ku është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka tentuar ta largoj me dhunë viktimën nga shtëpia.

PK ka thënë se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i tretë i dhunës në familje është raportuar po ashtu në Fushë Kosovë më 28.03.2024 në 15:00h.

Policia ka thënë se është arrestuar i dyshuari, i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare i ka sulmuar fizikisht dy viktimat.

PK njoftoi se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar edhe në Prizren më 28.03.2024 në 19:00h, ku është arrestuar i dyshuari me nënshtetësi gjermane pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave burra dhe dy viktimave gra.

Viktimat është njoftuar se kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje.

Edhe në Klinë, Policia pranoi një raportim për dhunë në familje më 28.03.2024 në 12:00h.

Njëjtë si në rastet e tjera edhe në këtë rast është arrestuar një burrë për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën.

Kjo e fundit ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i gjashtë i dhunës në familje është raportuar në Rahovec më 27.03.2024 në 18:00.

Policia ka thënë se është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës.

PK-ja njoftoi se palët janë intervistuar dhe me vendim prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.