Taralusha e Notit
07.6.2018 - 22:48
Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ sonte transmetoi hulumtimin mbi Federatën e Notit në Kosovë.
Si po diskriminohen sportistët dhe trajnerët më të suksesshëm në not?
Si po udhëhiqet Federata e Notit të Kosovës nga një karateist?
Në debatet përballë Jeta Xharrës, prindërit e fëmijëve që garojnë në not shfaqin ankesat për diskriminim ndaj këtyre garuesve.
Në këtë hulumtim ndiqni edhe gjetjet për parregullsi në udhëheqjen e Federatës së Notit dhe zinxhirin e përgjegjësive në tërë udhëheqësinë e sportit.
Debati i parë në versionin e plotë mund ta gjeni në këtë link.
Ndërsa debati i dytë në këtë link
Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.