Strategjia Kundër Ajrit të Ndotur
16.3.2018 - 15:06
Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetoi debatin lidhur me ndotjen e ajrit dhe strategjinë institucionale për ta adresuar këtë çështje.
Cili është projekti 3 vjeçar i Ministrisë së Mjedisit që synon identifikimin e ndotësve në Kosovë?
Pse ky projekt do të realizohet nga ekspertë japonezë në kuadër të Organizatës Zhvillimore JAICA.
Cilat janë kritikat e shoqërisë civile ndaj kësaj qasje karshi ndotjes dhe pse po konsiderohet se tre vjet shumë për të humbur pa masa konkrete në luftimin e ndotjes?
Përballë Jeta Xharrës për këtë temë debatojnë Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit, Nezakete Hakaj, Shefe e Divizionit të Ndotjes Industriale në MMPH, Visar Azemi nga KOSID dhe Shimizu Masuto nga Organizata Zhvillimore JAICA.