Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese-BIRN shpall konkurs

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese-BIRN shpall konkurs

Praktikant për IT

Pozita e praktikantit për IT përfshinë punën në mirëmbajtjen e të dhënave dhe sistemit kompjuterik të organizatës. Praktikanti do të jetë nën përgjegjësinë e menaxherit të IT.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

a. Asistimi në mirëmbajtjen e IT rrjetit, softverit dhe hardverit , Switch, Router, Wireless pajisjeve;

b. Asistimi në mirëmbajtjen e sistemit të kompjuterëve;

c. Asistimi në mirëmbajtjen dhe publikimin e të dhënave në webfaqe të organizatës;

d. Sigurimi dhe arkivimi i të dhënave të organizatës;

Kandidatët potencial duhet të kenë:

– përvojë të mëhershme në çështje të IT sistemeve (e preferueshme)

– aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të shkurta kohore

– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore

– qasje të hapur për tu mësuar e për tu përmirësuar vazhdimisht

Puna në BIRN kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm, shumë shpesh edhe jashtë orarit dhe detyrave të përcaktuara dhe hap rrugët për avancime të mëtutjeshme profesionale.

BIRN ofron mundësi të barabartë punësimi dhe inkurajon kandidatët e rinj dhe energjik që të aplikojnë. Pagesa përcaktohet në bazë të përvojës.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën [email protected] më së largu deri më 9 mars 2012.

Informata shtesë për BIRN-in dhe aktivitetet kryesore mund të gjeni në ueb-faqen tonë www.birn.eu.com dhe www.jetanekosove.com