FOTO: Atdhe Mulla

Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje

Seria e parë e debateve me mikrofon të hapur u transmetua  në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Diskutimi u organizua për shënimin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë për Ditën Globale të Hapur  të Kosovës.

Ky debat shtjelloi temën e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje.

Lidhur me barazinë gjinore në qeverisje lokale e qendrore flasin aktivistë dhe akterë nga udhëheqësia e vendit.

Panelistë në debat janë: Igballe Rogova, aktiviste e të drejtave të grave dhe drejtoreshë e Rrjetit të Grave të Kosovës, Ardian Arifaj, këshilltari politik i Presidentit të Kosovës, Naim Rashiti, analist dhe drejtor i Grupit Ballkanik për Politika dhe Tatjana Lazareviç redaktore e portalit serb KoSSev.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, transmetohet çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.