Përmirësimet në arsim

Në Jeta në Kosovë  u transmetua debati mbi cilësinë e arsimit të ulët dhe të lartë.

Rozafa Koliqi për të cilën ‘Jeta në Kosovë’ kishte transmetuar hulumtime, rrëfeu betejën dy vjeçare  për avancim në Universitetin e Prishtinës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës flasin për mundësitë e përmirësimeve në arsim.

Në fund u transmetua hulumtimi mbi konkursin për avancim në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore ku dy kandidatë po ankohen se u eliminuan padrejtësisht nga gara për Profesor Asistent.

Pjesëmarrës në debat janë : Shyqyri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës, Jehona Gjurgjeala nga organizata ‘TOKA’, Libor Chlad, nga Komisioni Evropian dhe Rozafa Koliqi profesor asistente në UP.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.

 

Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për ritransmetim dhe distribucion në territorin e Kosovës, një marrëveshje që premton të thellojë në mënyrë të konsiderueshme gamën dhe mundësinë e opsioneve të argëtimit për shikuesit vet.

Ky partneritet strategjik, që zgjat plot pesë vjet, nga viti 2024 deri në 2029, përfaqëson një moment kulminant mediatik në Kosovë.

Nën kushtet e kësaj marrëveshje, abonentët e Artmotion, përveç ofertës së pasur të deritashme, do të kenë qasje në një varietet ngjarjesh sportive dhe kanale televizive që ofron paketa e DigitAlb. Këtu përfshihen ligat më të mira botërore si Premier League, Bundesliga, FA Cup dhe Liga Holandeze Eredivisie.

Gjithashtu, kanale televizive të njohura si Top Channel, RTV Klan dhe një gamë e gjerë filmash dhe dokumentarësh të DigitAlb tani do të jenë në dispozicion për audienca të Artmotion.

Fenomeni i reality show, Big Brother VIP 3, gjithashtu është pjesë e kësaj pakete.

Bashkëpunimi me DigitAlb e ngrit Artmotion në statusin e platformës bindshëm më të pasur televizive në Kosovë. Përveç gamës ekzistuese të kanaleve dhe mbulimit të ngjarjeve sportive – që përfshin Champions League, Europa League, Conference League, Serie A, La Liga, Ligue 1, NBA dhe Euro 2024, etj. – Artmotion tashmë ka arritur standardet më të larta të argëtimit në rajon, me mbi 300 kanale televizive që ofron.

Ky partneritet i shumëpritur Kosovë – Shqipëri, nëpërmjet të Art Motion dhe DigitAlb, jo vetëm që shënon një hap të madh përpara, por gjithashtu vendos një standard të ri për cilësinë dhe varietetin në industrinë televizive, duke ofruar një përvojë të pazëvendësueshme për abonentët.

Për më shumë informata dhe ofertat aktuale, vizitoni pikat e shitjes Artmotion apo thirrni në 080020500.