Paditen 5 komuna që diskriminojnë gratë

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ këtë javë transmetoi tryezën për përfaqësimin gjinor në nivelin lokal.

Përfaqësues të komunave dhe institucioneve qëndrore diskutuan mbi barazinë gjinore në komuna.

Gjithashtu nga Ministria e Adminstrimit të Pushtetit Lokal u dhanë detaje pse u paditën 5 komuna për shkelje të Ligjit për Barazi Gjinore.

Diskutuesit folën edhe për mënyra të tjera të shtyrjes së zbatimit të këtij ligji në nivelin lokal.

Pjesëmarrës në debat ishin Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ,Edi Gusia, Agjencia për Barazi Gjinore – Hilmi Jashari, Avokati i Popullit – Kilian Wahl, Zëvendës amabasadori i OSBE-së në Kosovë ,Miranda Jolecour, Përfaqësuese nga Ambasada Amerikane/USAID., Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës ,Qëndron Kastrati, Kryetar i Komunës së Kamenicës , Naim Ismajli, Kryetar i Komunës së Shtimes ,Kristina Gashi-Bytyqi, Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt , Blerta Iberdemaj, monitoruese e komunave, BIRN.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, transmetohet në RTK, çdo të enjte në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.