Ndotja e Ajrit dhe Shëndeti Publik

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ mbrëmë u transmetua konferenca e gjashtë e Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) lidhur me mbrojtjen e Shëndetit Publik.

Në konferencën e moderuar nga Jeta Xharra, flasin panelistë nga shoqëria civile dhe institucionet e përfshirë në mbrojtjen e shëndetit publik nga ndotja e ambientit.

Në këtë emision mund ta ndiqni prezantimin e hulumtimeve shkencore lidhur me rrezikshmërinë e jetës së kosovarëve nga niveli i ndotjes.

Rreth kësaj teme diskutojnë edhe Ministrja e Mjedisit, Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik dhe përfaqësues të Komunës së Obiliqit.