Liria e Shprehjes

Jeta në Kosovë debaton për lirinë e shprehjes

28 maj 2009 Këtë javë në Jeta në Kosovë do të mund të ndiqni debat mbi lirinë e shprehjes në Kosovë, me panelistë përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile.

A ka liri të shprehjes në Kosovë? Sa respektohet kjo liri dhe kush janë ata që e shkelin atë më se shumti? A i shërbejnë mediat kosovare partive politike apo popullit të Kosovës? A janë të lirë kosovarët në shprehjen e mendimeve të tyre? Kush e mbron këtë liri themelore, të garantuar me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në Kosovë?

Për t’i diskutuar këto dhe të tjerat në lidhje me lirinë e shprehjes dhe gazetarinë e lirë, mysafirët e Jeta Xharrës në këtë emision do të jenë:

Besim Abazi, gazetar në Zëri i Amerikës;
Memli Krasniqi, zëdhënës i qeverisë së Kosovës;
Glauk Konjufca, nga lëvizja Vetëvendosje;
Ilir Deda, nga KIPRED.

Në kuadër të emisionit mund ta ndiqni edhe intervistën ekskluzive me autorët e sloganit “ SHPK sa po shkon killa?”.

Për fund, rubrika satirike “Dhandrri i Kosovës”.