Kamenica debaton për bashkëjetesën ndëretnike

Një nga komunat e rralla në Kosovë, ku pushteti lokal nuk i sheh qytetarët vetëm në baza etnike është Kamenica.

Shqiptarët, serbët, romët, turqit, boshnjakët e të tjerët, jetojnë e punojnë së bashku, mësojnë, bashkëpunojnë, sigurisht edhe fjalosen, por të gjitha këto si njerëz normalë.

Ndërsa problemi më i madh është imigrimi i të rinjve në kërkim të një jete më të mirë.

Se si Kamenica e arriti këtë, cilët ishin problemet, si janë tejkaluar, çfarë presin në të ardhmen, pse komunat e tjera në Kosovë kanë vështirësi në arritjen e kësaj shkalle të bashkëjetesës, për këto tema dhe shumë të tjera debatojnë: Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës, Bojan Stamenkoviq, nënkryetar për komunitete në Komunën e Kamenicës, Tahire Gashi, aktiviste e shoqërisë civile, Silvija Rashkoviq, zyrtare për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Klinës dhe Dragisha Jeremiq, prift ortodoks në Kamenicë.

‘Jeta në Kosovë’, transmetohet çdo të enjte në orën 21:00 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.