Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.

A dimë t’i menaxhojmë dhe përballojmë situatat e emergjencës në Kosovë, në kushte të tilla, çfarë i kemi përjetuar këtë javë?

Cilat janë masat që i kanë ndërmarrë komunat, e cilat qeveria qendrore?

Sa janë koordinuar institucionet tona ndërmjet vete për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve? Pse Prishtina tash e tre vjet, vazhdon të mbetet pa sistem alarmimi?

Për të diskutuar për këto tema, Jeta Xharra ka ftuar:

Agim Gashi – drejtor i Drejtorisë për shërbime publike në Komunën e Prishtinës;

Feim Salihu – kompania “Pastrimi”

Visar Rama – INPO

Ismet Ibishi – Ministria e Punëve të Brendshme dhe

Shemsi Veseli – deputet i PDK-së në Asamblenë e Prishtinës, dhe zëvendësministër i FSK-së.

BIRN gjithashtu transmeton intervistën me Dan Kamen nga Laboratori i Energjisë në Universitetin e Kalifornisë, cili flet për alternativat energjike në Kosovë.