Jeta në Vitin 2016

Emisioni “Jeta në Kosovë” e nisi vitin 2017 me zhvillimet kryesore të vitit paraprak.

Ku ka qenë Kosova në vitin 2016 dhe kah synon t’ia mbajë në vitin që sapo ka hyrë?

Emisioni “Jeta në Kosovë” solli një rekapitullim të preokupimeve të vendit gjatë vitit 2016.

Cilat kanë qenë temat më me peshë në Kosovë gjatë vitit të kaluar dhe çfarë pasojash sollën ato?

Gjatë emisionit, shikuesve do t’u rikujtohet se si u zbulua një skandal shumë-milionësh në shmangie të tatimeve në Administratën Tatimore të Kosovës përmes firmave fantome, i denoncuar nga kallxuesi Murat Mehmeti.

Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të pavarura, gjykimi i kryetarëve të komunave, shkalla e lartë e korrupsionit, ekstremizmi fetar, demarkacioni, liberalizimi i vizave, situatat në Maqedoni e Luginë të Preshevës, sporti, kultura, arsimi, ndotja e mjedisit…