“Jeta në Kosovë” sonte drejtpërdrejt në RTK

“Jeta në Kosovë” sonte drejtpërdrejt në RTK

Sonte drejtpërdrejt prej orës 20:00, “Jeta në Kosovë” transmeton emisionin ku diskutohet për mënyrën se sa përkrahen të rinjtë dhe sporti në vendin tonë.

Çfarë thotë Majlinda Kelmendi, kampione bote e Xhudos për këto çështje? Si duhet të popullarizohet sporti nëpër shkollat kosovare sipas trajnerit Driton Kuka?

A ka metoda tjera të përkrahjes së sportit në Kosovë dhe çka bëhet në këtë drejtim?

Për të diskutuar për këto tema, Jeta Xharra ka ftuar:
Majlinda Kelmendi – kampione bote në Xhudo; 
Ramë Buja- ministër i Arsimit;
Driton Kuka- trajner i Xhudos;
Erolld Belegu – kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

BIRN-i gjithashtu ka intervistuar kryetaren e Federatës Kroate të Xhudos Sanda Corak, e cila tregon se si ka ndikuar Federata ta popullarizojë xhudon nëpër shkollat fillore dhe të mesme kroate.