Jeta në Kosovë Shfaq Dokumentarin për Masakrat në Fshatrat e Pejës

Ky dokumentar i gjatë zbulon se cilët ishin komandantët përgjegjës për disa nga sulmet më brutale në fshatrat e Pejës gjatë luftës së vitit 1999.

Dokumentari jep emrat e oficerëve që urdhëruan sulmet mbi fshatrat në zonën rreth qytetit të Pejës gjatë vitit 1999 dhe ata që ishin të përfshirë në zhvendosjen e trupave të viktimave në varre masive në qendrën policore në Batajnicë pranë Beogradit në Serbi.

Gjashtëmbëdhjetë vjet pasi kryen krimet, ata jetojnë të qetë në kryeqytetin e Serbisë dhe pavarësisht provave që ekzistojnë, ata nuk janë ndjekur penalisht.

Sonte do të ndiqni dëshmi shqetësuese që nuk i keni parë me parë.

Gjithashtu, pas dokumentarit do të ndiqni debatin për krimet e luftës në Kosovë ku të ftuar të Jeta Xharrës janë:

Jonathan Rattel, zëvendësshef i Prokurorisë Speciale

Sevdje Morina, zëvendësprokurore e shtetit

Kreshnik Gashi, “Drejtësia në Kosovë”

Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare

Fred Abrahams, këshilltar special i “Human Rights Watch”

Marija Ristiq, autore e filmit dokumentar për krime të luftës

Emisioni transmetohet në RTK në ora 20:20 dhe repriza jepet të premten në mesditë