Jeta në Kosovë diskuton për protestën e 14 janarit

Jeta në Kosovë, në studion e re, sonte debaton për protestat e fundjavës së kaluar dhe ato të paralajmëruara më 22 janar.

Çka kanë parë në terren, katër ekipet e Avokatit të Popullit, gjatë protestave të kaluara të Vetëvendosjes? Avokati i Popullit tregon se kush e filloi dhunën i pari!

A do të ndryshojë diçka në menaxhimin e protestës së Vetëvendosjes, të dielën e ardhshme, nga ana e qeverisë dhe policisë?

Kush prej protestuesve ka filluar të hedhë gurë në polici? Kë do ta padisë Vetëvendosja për dhunën e shkaktuar gjatë protestave?

A ka rrugë institucionale që do t’i përdorë Vetëvendosja për ta shtyrë zbatimin e mocionit?

Cilat masa të reciprocitetit është duke i shqyrtuar Qeveria e Kosovës?

Në debat marrin pjesë:

Mimoza Kusari, ministre e Tregtisë;

Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë;

Sami Kurteshi, Avokat i Popullit;

Shpend Ahmeti, Vetëvendosje;

Glauk Konjufca, Vetëvendosje.

Gjithashtu, ndiqeni intervistën e Alban Selimit me Nijazi Gashin, drejtorin e QKUK-së lidhur me atë se si u bë që për drejtor klinike janë përzgjedhur edhe njerëz që akuzohen për krime të rënda.