Jeta në Kosovë diskuton për buxhetin dhe ekonominë

Këtë të enjte, Jeta në Kosovë diskuton për buxhetin e vitit 2012 dhe për ekonominë e vendit.

Deri në çfarë mase është real buxheti i Kosovës? Kush nuk do ta votojë ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm? A do të hyjmë në krizë nëse nuk shitet PTK-ja? A u është garantuar agjencive të pavarura, buxheti i kërkuar për vitin e ardhshëm? A ka ndonjë të re në politikat zhvillimore që do të inkurajonte prodhim më të madh kosovar? A do të mirren parasysh vërejtjet e auditorit të përgjithshëm për buxhetin e vitit të kaluar?

Për të diskutuar për këto çështje Jeta Xharra ka ftuar:

Bedri Hamza- Ministër i Financave;

Besim Beqaj – Ministër i Zhvillimit Ekonomik;

Hykmete Bajrami – Deputete, LDK;

Visar Ymeri – Deputet, Vetëvendosje

Pas debatit BIRN transmeton reportazhin e gazetarit Muhamet Hajrullahu që tregon se pse kryetari i komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq po largon punëtorët nga puna.

Gjithashtu BIRN transmeton edhe reportazhin e gazetares Edona Musa që tregon se si po pranohet kuadri arsimor pa konkurse në shkollat e Prishtinës.