Jeta në Kosovë diskuton për arsimin

Jeta në Kosovë, këtë javë, flet për gjendjen në shkollat e Kosovës. Gazetarja Edona Musa ka vizituar disa komuna dhe sjell emision nga terreni për gjendjen e arsimit dhe të shkollave në vendin tonë.

A janë ndërtuar këto shkolla sa për sy e faqe? Pse drejtori i Arsimit në Prizren po ballafaqohet me akuza për shpërdorim të detyrës zyrtare?

Sa para po kërkojnë zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në Prizren për ta emëruar një drejtor shkolle?

Çfarë punësimesh ka bërë drejtori komunal i Arsimit në Drenas dhe kë e ka punësuar ai nga familja e tij?

Gjithashtu ndiqeni intervistën me Valdet Gjinovcin, kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sa janë të sigurta ushqimet që i konsumojmë në vendin tonë? Pse u larguan nga puna 52 punëtorë nga ky institucion?