INTERVISTË ME REKTORIN RAMADAN ZEJNULLAHU

Në këtë intervistë, rektori i sapozgjedhur përgjigjet edhe në atë se cila është strategjia e tij për t’i tejkaluar problemet e mëdha që konsiderohet se i ka UP-ja, çfarë kishte thënë ai më herët për zhvillimet në UP, e çfarë thotë sot, për çka kishte kritikuar më herët, kurse sot a u qëndron besnik fjalëve, kënd e quan ai ‘kategoria më llaskuce” e shoqërisë, cila do të jetë fuqia e tij karshi ndikimeve politike në UP, kush e solli atë në këtë pozitë, si u bë që baxhanaku i tij ishte në Këshillin Drejtues, i cili e zgjodhi atë në këtë pozitë.

Emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni prej orës 20:00 dhe reprizën të nesërmen në mesditë.