Intervistë me Edita Tahiri dhe Reportazha hulumtuese Zbatimi i ligjit të duhanit

Çka është arritur për këto tre vjet në teren?

Tahiri u pyet se a thua dialogu mbeti i nivelit ‘teknik’ ashtu si kishte deklaruar në fillim të fillimeve të bisedimeve, duke inistuar se me Serbinë “nuk do të diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës”.

Tahiri inisiton që dialogu ka mbetur në nivel teknik, sepse “politik do të ishte vetëm atëherë kur ne do të fillonim të diskutonim për çështjen e statusit të Kosovës” dhe ndërrimit të kufijve, gjë që s’është bërë në bisedime.

Edita Tahiri, u pyet lidhur me atë se pse çështja e të pagjeturve nuk ishte diskutuar asnjëherë seriozisht me Serbinë. Ajo tha: 

“Çështja e të pagjeturve ka qenë pjesë e një seance të Kuvendit të Kosovës ku në një mënyrë është arritur një rezolutë, ku në një mënyrë  është kundërshtuar që kjo temë të jetë në bisedime”, tha Eidta Tahiri në emisionin Jeta në Kosovë.