Intervistë: Bedri Hamza
07.2.2019 - 22:15
Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, u transmetua intervista me Ministrin e Financave, Bedri Hamza.
I pari i kuletës së shtetit do të flasë lidhur me menaxhimin e parasë publike, sidomos në çështje që janë diskutuar publikisht.
Hamza do të flasë për rritjen e pagave, marrëdhënien e shtetit me kompanitë e mëdha të kontraktuara, kreditë e shtetit e të tjera.
Ai gjithashtu do të flasë lidhur me zgjedhjen e drejtorit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës.
Emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.