Intervistë: 100 Ditëshi i Ramush Haradinajt si Kryeministër

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua intervista me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë intervistë mund të mësoni se a i njeh Kryeministri  të gjithë zëvendësministrat që i ka emëruar brenda 100 ditëve të para në krye të qeverisë?

Haradinaj në këtë intervistë flet edhe për disa nga vendimet që ka marrë për shkarkimin e bordeve të agjencive publike.

Ndërsa tregon edhe për punësimin e dhëndrit të tij në pozitën e udhëheqësit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Përballë Jeta Xharrës, Haradinaj komenton shumë prej vendimeve dhe veprimeve t të tij si Kryeministër.