Intervista: Hashim Thaçi, Albin Kurti, Behgjet Pacolli

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ në RTK u transmetuan intervistat me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi; kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Që të tre flasin lidhur me arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq të hënën nga Policia e Kosovës.

Po ashtu në këto intervista trajtohet çështja e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Thaçi, Kurti e Pacolli flasin edhe për tema të tjera aktuale në vend duke përfshirë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.