Intervista: Ditmir Bushati dhe Greg Delawie

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, u transmetuan intervistat me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Evropë të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Në intervistën e tij të fundit para përmbylljes së mandatit , Delawie rikapitulon tre vitet e tij në Kosovë.

Diplomati amerikan përgjigjet në pyetjet se kush nga politikanët kosovarë e ka ‘tradhëtuar’ dhe si  po e len Kosovën.

Në këtë intervistë ai rrëfen dhe momentet më të mira e më të vështira si ambasador në Kosovë.

Diplomati tjetër përballë Jeta Xharrës, Ditmir Bushati vjen nga Shqipëria dhe flet për marrëdhëniet e dy shteteve dhe pikëpamjet shqiptare në politikën e Kosovës.

Kryediplomati shqiptar në këtë intervistë diskuton çështje nga taksa e Rrugës së Kombit e deri te qëndrimi i Shqipërisë për politikën e jashtme të Kosovës.

Emisionin “Jeta në Kosovë”  transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15  dhe repriza të premten në mesditë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e kapitenit policor Riza Murati, i cili është shef i Sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz.

IPK ka thënë se rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të këtij institucioni, së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

KALLXO.com raportoi të enjten (18.04.2024) ekskluzivisht  që Murati ka një vendim që ia ndalon t’i afrohet bashkëshortes së tij L.M. prej 50 metrash në vende publike dhe 100 metra në vendbanimin e së njëjtës.

Gjithashtu atij i ndalohet që të komunikojë me L.M., në mënyrë të drejtëpërdrejtë, përmes personave të tretë, ta shqetësojë, manipulojë, ofendojë bashkëshorten e tij.

KALLXO.com ka siguruar vendimin që ka lëshuar Gjykata e Prishtinës për L.M., e cila më 12.03.2024 përmes Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Kjo për faktin se e njëjta e ka raportuar Riza Muratin për dhunë në familje, dhunë psikike, madje edhe fizike në të kaluarën.

Siç është njoftuar, hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte dhe deklarata lidhur me veprimet hetimore.

IPK tha se në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe mbrojtësin e viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente.

“Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor” – theksohet tutje.

IPK tha se veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

Që nga 12 marsi i këtij viti kapiteni i Policisë së Kosovës po hetohet për dhunë në familje, prokuroria hesht për veprimet e ndërmarra