Hezitimi për UNESCO

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u transmetua debati mbi aplikimin e mundshëm të Kosovës për anëtarësim në organizatën UNESCO.

Përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile përballë Jeta Xharrës diskutojnë arsyet e dështimit të Kosovës për pranim në UNESCO dy vjet më parë dhe hezitimet për ta shpallur aplikacionin e Kosovës në asamblenë e UNESCO-s që mbahet në vjeshtë të këtij viti.

Përfaqësuesi i organizatës “Ec ma Ndryshe” prezanton raportin mbi arsyet e mossuksesit në anëtarësim në këtë organizatë.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme tregon se a është e gatshme Kosova për aplikimin e radhës gjatë verës së këtij viti.

Në debat mund të ndiqni edhe pikëpamjet e një diplomati grek që u mor me çështjen e aplikimit dhe një intelektuali serb që merret me studime të marrëdhënieve shqiptaro- serbe.

Të ftuar në debat janë: Valon Murtezaj, Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme, Hajrullah Çeku nga organizata “Ec më Ndryshe”, Dimitris Moschoupulus, ish-Ambasador i Greqisë dhe Aleksandër Pavloviq, studiues në Universitetin e Beogradit.