Hetimi i Krimeve të Luftës

Në Emisionin ‘Jeta në Kosovë’, u transmetua debati  lidhur me krimet e luftës dhe hetimin e tyre.

20 vjet pas fillimit të luftës, prokurorisë dhe gjyqësisë vendore do t’i barten kompetencat për t’i trajtuar rastet e krimeve të luftës.

Prokurorj vendore treoi se cilat janë kapacitetet vendore për trajtimin e këtyre lëndëve pas largimit të misionit të EULEX-it.

Rufki Suma shplaosi  shembullin e vetëm të një Kryetari të Komunës që dërgoi kallëzim penal lidhur me krimet e luftës.

Në këtë debat diskutohet edhe Qendra e Dokumentimit që mblodhi  arkivën e Tribunalit të Hagës që u mor me krime të luftës në Kryqytet.

Përballë Jeta Xharrës për këtë temë debatuan: Drita Hajdari, Prokurore Speciale, Refki Suma, Kryetar i Hanit të Elezit, Altin Ademi, Këshilltar i Lartë në Ministrinë e Drejtësisë, Ismet Salihu, Drejtor i Institutit të Krimeve të Luftës dhe Njomza Haxhibeqiri nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.