Gjendja e lumenjve dhe liqeneve në Kosovë

Jeta në Kosovë debaton për gjendjen e lumenjve dhe liqeneve në Kosovë

\r\nVërejtje: Transmetimi i emisionit Jeta në Kosovë këtë jave bëhet sonte, e premte, në 20.10, për shkak të transmetimit të djeshëm të drejtpërdrejtë të seancës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në RTK në terminin e rregullt të emisionit.\r\n

\r\nDerisa në mbarë botën investohen miliona euro për mbrojtje të mjedisit, Kosova akoma nuk ka strategji të qartë për mbrojtjen e lumenjve dhe liqeneve nga shkatërrimi.\r\n

\r\nCili është lumi më i ndotur në Kosovë? Kush po i ndotë lumenjtë e liqenet e vendit? Pse nuk është parandaluar me kohë kjo gjendje në të cilën kanë ardhur ujërat në Kosovë? Cilat janë masat e ndërmarra nga Ministria e Mjedisit? Sa merret parasysh problemi i ndotjes së ujërave nga deputetët e Parlamentit të Kosovës? Pse po lëshohen leje pune për kompanitë që nxjerrin zhavorr, kur dihet se janë ndër shkatërruesit kryesor të lumenjve? Kush është përgjegjës për këtë nivel të degradimit të ujërave? Si duhet të menaxhohet kjo situatë?\r\n

\r\nPër të diskutuar këto dhe çështje tjera lidhur me temën, mysafir të Muhamet Hajrullahu në studio janë:\r\n

\r\nNaser Bajraktari, drejtor i Departamentit të Ujërave, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor\r\nAzem Rexhaj, drejtor ekzekutiv i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale\r\nNaser Rugova, kryetar i Komisionit për Bujqësi dhe Mjedis në Kuvendin e Kosovës dhe\r\nRexhep Shehu, autor i emisionit Ditari i Peshkatarit në Kohavision dhe anëtar i shoqatës së peshkatarëve.\r\nNë kuadër të emisionit, BIRN transmeton dy reportazhe të përgatitura nga hulumtuesit në terren. \r\nFaton Ademi pasqyron gjendjen e lumit të fshatit Shipashnicë në komunën e Kamenicës, i cili po shkatërrohet nga moskujdesi adekuat. Ndërsa Petrit Kryeziu sjell ankesat e qytetarëve nga komuna e Gjakovës dhe e Suharekës për ndotjen e lumenjve nga derdhja e ujërave të zeza.