Flutura Kusari

Flutura Kusari ka punuar në organizata joqeveritare që nga viti 2004. Para se t’i bashkohej BIRN-it si koordinatore e projekteve në prill të vitit 2010, Kusari ka punuar në pozitën e njëjtë në Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS). 

Më herët, Kusari ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme, si projektet e AER-it “Vlerësimi i ndikimit të mbështetjes së AER-it në ndërtimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë” dhe “Themelimi i Sistemit Gjithëpërfshirës për Ndihmë Juridike në Kosovë”. Gjithashtu Kusari ka qenë pjesë e ekipit të KIPRED-it si zyrtare për informim dhe asistente e trajnimeve. 

Derisa ishte studente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Kusari ka qenë aktivisht e angazhuar në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, KMDLNJ për një vit. Ka qenë vullnetare edhe në Asociacionin e Studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës për tri vite. Momentalisht, përveç punës me orar të plotë, Flutura është gjithashtu bashkëthemeluese dhe koordinatore e projekteve në organizatën joqeveritare Juristët e Rinj të Kosovës (KYL), ku punon në baza vullnetare.

Përveç kësaj, Kusari ka përvojë të konsiderueshme në gara simuluese si gara e gjykatave simuluese në të drejtën ndërkombëtare, gara simulimit të Këshillit të Evropës dhe ajo e Kombeve të Bashkuara. Kusari vazhdon të jetë pjesë e këtyre garave të organizuara brenda dhe jashtë Kosovës, ku shërben në cilësinë e anëtares së jurisë dhe trajneres. Flutura ka ndjekur një numër të madh të trajnimeve në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.