Dëshmia për Vrasjen e Vëllezërve Bytyçi

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetoi rrëfimin ekskluziv të një të riu nga Serbia lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Ivan Pajiq dëshmon publikisht për herë të parë se çfarë kishte parë afër qendrës së trajnimit të xhandarmërisë serbe në Petrovo Selo të Serbisë në korrik të vitit 1999.

Ky emision sjell detaje të padëgjuara më parë lidhur me vrajsen e tre shqiptarëve me shtetësi amerikane që kishin qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pajiq tregon se çfarë i kishte treguar Prokurorisë në Serbi për rastin që ka mbetur i pazgjidhur qe më shumë se 18 vjet.