Çka ndodh me dialogun Kosovë-Serbi , pas Samitit të Berlinit?

Mbledhia e liderëve kosovarë dhe serb në Berlin në prill të këtij viti po shihet si i pa rezultat për progres në marrëdhëniet e këtyre shteteve.

Dialogu Kosovë-Serbi dhe ideja e Presidentit të Kosovës për korrigjimin e kufijve me Serbinë ishin temë diskutimi mes panelistëve në #DebatPernime.

Në debatin me mikrofon të hapur u diskutuan edhe ide për zgjidhje për vazhdim të dialogut.

Analistë e politikanë po ashtu japin mendime lidhur rreziqet dhe pasojat të një ndryshimi kufijsh.

Për këto tema dhe shumë të tjera debatojnë: Haki Abazi, analist regjional; Sonja Biserko, Komiteti i Helsingut për të Drejtat e Njeriut në Serbi; Arifaj, këshilltar i Presidentit të Kosovës ; Politikane serbe nga Kosova dhe Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

‘Jeta në Kosovë’, transmetohet çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.

 

 

Udhëheqjen e tenderëve në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK) tani e tutje do ta ketë në dorë Ekrem Fetahu.

E ai që mbajti këtë pozitë për gati 6 vjet e synoi që ta ketë prapë, Selami Krasniqi, nuk arriti ta kalojë testin, duke marrë vetëm 46.5 pikë nga 70 gjithsej.

Për të kaluar testin, kandidatët është dashur të marrin më së paku 49 pikë.

Fetahu u zgjodh shef i prokurimit përmes konkursit, duke grumbulluar 68 pikë në test me shkrim dhe 24.2 pikë në intervistë.

Tre të tjerët që aplikuan, Gzim Shala, Lulzim Goqi dhe Besnik Cenaj nuk u paraqitën fare në testin me shkrim.

Ekrem Fetahu është i familjarizuar me këtë pozitë pasi që më 14.04.2024 u emërua ushtrues detyre i shefit të prokurimit pas dorëheqjes së Selami Krasniqit.

Krasniqi ka qenë shef i prokurimit në SHSKUK nga marsi 2019 deri në mars 2022. Nga atëherë deri më 14.02.2024 ka qenë ushtrues detyre.

Me rregulloren e re të brendshme të SHSKUK-së, të gjithë tenderët, përfshirë ata të spitaleve, do të jenë nën ombrellën e Zyrës së Prokurimit në SHSKUK, shef i të cilës tani e tutje do të jetë Ekrem Fetahu.

Komisioni vlerësues për këtë konkurs u përbë nga kryesuesi, Haki Smajli – zyrtar i lartë i personelit në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) dhe anëtarët, Berat Marmullaku – u.d. udhëheqës i prokurimit në MSH, Sami Ahmetaj – shef i prokurimit në Spitalin e Prizrenit, Mimoza Fusha, zyrtare e burimeve njerëzore në QKUK dhe Haqif Arifi nga SHSKUK.