BIG DEAL 4

Në tre-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, emisioni “Jeta në Kosovë” transmeton debatin e zhvilluar në konferencën e BIG DEAL – platformë monitoruese e shoqërisë civile për implementimin e marrëveshjeve të arritura nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Emisioni i sontëm do të jetë i pari ku do  të promovohet skena e re e “Jeta në Kosovë”.

Raporti i fundit i BIG DEAL (Marrëveshja e Madhe), i shkruar nga eksperti gjerman Bodo Weber, analizon kryesisht pasojat që ka shkaktuar vendimi i dhjetorit të vitit të kaluar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për marrëveshjen për themelimin e Bashkësisë/Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe ofron rekomandime për qeveritë e Kosovës, Serbisë dhe për Bashkimin Evropian për rrugën përpara në procesin e dialogut.

Për procesin e dialogut do të flasin:

Samuel Zhbogar, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë;

Bodo Weber, Këshilli i Politikave për Demokratizim dhe autor i raportit të BIG DEAL;

Bajram Gecaj, Zëvendës Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal;

Faik Ispahiu, Drejtor i Internews Kosova;

Jelena Miliq, Qendra për Studime Euro-Atlantike;

Besa Shahini, Analiste;

Petar Miletiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe

Tanja Maksiq, BIRN Serbia