Holdun Firat Kokturk - Foto: KALLXO.com

Aksham Pazar me Aeroport Ndërkombëtar 4

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua intervista me drejtorin e  Aeroportit të Prishtinës, Haldun Firat Kokturk, dhe ish mbikëqyrësin e kontratës mes Qeverisë dhe LIMAK-ut, Lorik Fejzullahu.

Cilët janë familjarët e zyrtarëve të lartë në institucionet e Kosovës që u punësuan në Aeroportin e koncesionuar nga kompania ‘Limak’?

Cilat janë shërbimet konsulente nga shoferi i Bekim Jasharit për ‘Limak’ për të cilin ai u pagua 10 mijë euro në muaj?

Në këtë emision foli edhe ish mbikëqyrësi i kontratës mes Qeverisë dhe LIMAK-ut, Lorik Fejzullahu lidhur me atë se sa u respektua kontrata e koncesionimit të Aeroportit të Prishtinës.

Në këtë emision u  transmetua pjesa e katërt  e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës.

Emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e Aeroportit nga kompania Limak , i dyti sigurinë e këtij aeroporti, ndërsa i treti punësimet familjare në ASHNA.

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.

SHBA, Ukraina - Foto: Presidenca ukrainase/ ueb-faqja zyrtare

Zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni është gati të dërgojë 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë. Njoftimi vjen ndërsa Senati fillon debatin mbi ligjin e shumëpritur, që parashikon ndihmë ushtarake për Kievit, për të zmbrapsur trupat ruse.

Vendimi i bërë publik të martën vjen pas disa muajsh debatesh e tensionesh që çuan në bllokimin e ndihmës.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson u detyrua të bëjë bashkë një koalicion dypartiak për të miratuar projektligjin.

Pas një vonese disa mujore, shkaktuar nga një grup republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve, ndihma prej 61 miliardë dollarësh, u miratua të shtunën nga kjo dhomë dhe të martën do shqyrtohet nga Senati.

Presidenti Biden ka thënë se do ta nënshkruajë atë menjëherë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai “është mirënjohës” për vendimin, që sikurse tha ishte “në drejtimin e duhur të historisë”.

Paketa pritet të miratohet të martën ose të mërkurën në Senat.

Ndihma për Ukrainën është pjesë e një pakete të përgjithshme ndihme të huaj prej 95 miliardë dollarësh, që parashikon financime edhe për Izraelin dhe Tajvanin.

Ndërkohë komandanti i Gardës Kombëtare të Ukrainës Oleksandër Pivnenko, në një intervistë për shtypin lokal, njoftoi se trupat ruse po përgatiten për një ofensivë gjatë verës dhe do të synojnë të godasin në zona të paparashikuara.

Komentet e ushtarakut të lartë bëhen në një kohë kur Ukraina ka nevoja urgjente për armatime.

Drejtori i CIA-s, Bill Burns paralajmëroi javën e kaluar se dërgimi i ndihmave me shpejtësi është jetike dhe se pa to, Ukraina mund ta humbasë luftën deri në fund të vitit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Pentagoni mund t’i dërgojë ndihmat ushtarake brenda disa ditësh, falë rrjetit të gjerë të depove ushtarake amerikane në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë./VOA.